TIRANE- Ka nisur në mesditë në Lundër djegia e kutive me fletët e votimit të zgjedhjeve lokale të 8 majit.
Procesi ishte njoftuar më herët nga KQZ-ja dhe bëhet në bazë të vendimit të miratuar në mënyrë unanime nga komisioni në mbledhjen e 26 shtatorit te ketij viti.
Ky akt në zbatim të nenit 178 të Kodit Zgjedhor përcakton pastrimin e kutive të materialeve zgjedhore, por edhe fletëve të votimit, brenda një afati 65 ditësh.











