Kryedemokrati Sali Berisha, ka sulmuar zv.kryeministren Belinda Balluku, duke deklaruar nga Elbasani se ajo shpenzon 10 mijë euro në muaj për të larë makinën e saj.

Berisha tha se shpenzime të tilla për të larë makinën nuk i bëjnë as njerëzit më të pasur në botë, ndërsa “Lubija”, siç i referohet Berisha, po.
“Nuk do ketë më ministër që të shpenzoj 10 mije euro në muaj për lavazh të makinës, ajo Lubija. Nuk ka sot as miliarder që të shpenzoj 10 mije euro për lavazh të makinës, kurrë! Kurse ajo patjetër, se partë janë të tyret, s’janë të qytetarëve”, tha ai.
Berisha: Nuk do ketë më ministër që të shpenzoj 10 mije euro në muaj për lavazh të makinës, ajo Lubija. Nuk ka sot as miliarder që të shpenzoj 10 mije euro për lavazh të makinës, kurrë! Kurse ajo patjetër, se partë janë të tyret, s’janë të qytetarëve.
Apo të blejnë kopshtin e Edenit 5 milion euro. As Perndori i Japonisë nuk e ka, kam qenë në atë pallat, s’ka as Shtëpia e Bardhë.
Nuk hapë shishja 33 mijë euro, kurrë. Dhe një kryeministër nuk mund ta ketë kurrë, edhe dhuratë t’ja sjellin, nuk mund ta marrë. Këta s’kanë kod e etikë, kanë vetëm një moral, të vjedhin, të vjedhin…
Tenderi i ‘çuditshëm’ i Belinda Ballukut, 10 mijë euro për larjen e makinës Audi A8
Kujtojmë se “Panorama Online”, ka zbuluar pak kohë më parë hapjen e një procedure tenderi të urdhëruar nga Zv.kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Energjetikes dhe Infrastrukturës, për larjen e makinës së saj dhe të aparatit të institucionit që drejton.
Në shkresat zyrtarë vihet re se vlera e caktuar për larjen e makinës së zv.kryeministres Balluku është caktuar nën 10 mijë euro.
Në këtë procedurë të çuditshme, ministrja e cila është akuzuar nga opozita dhe nga Sali Berisha si “Lubia e tenderave”, Belinda Ballaku kërkon që makina me të cilën lëviz, t’i lahet me fshesë me kompresor po ashtu kërkon: “Larje e automjeteve me solucion dhe jo furçe”.

“1 . Lavazho duhet të ketë ambient parkimi minimalisht për 4 automjete brenda territorit ose në dispozicionin e vet me qëllim që mjeti mos të presë në rrugë.
2. Lavazho të ndodhet brenda qytetit të Tiranës, mundësisht në një distancë jo më shumë se 2 km nga MIE dhe të jetë në shërbim edhe në oraret e pasdites (me dy turne), të punojë dhe ditën e shtunë.
3. Lavazho të ketë minimalisht 3 poste larje dhe minimalisht katër punonjës ( vetëdeklarim)
4. Në zbatim të kërkesave për mjedisin, objekti lavazhos të jetë pajisur me leje mjedisore për lavazho automjetesh sipas përcaktimeve ligjore.
Karakteristika te veçanta: Larje e plotë e automjeteve (brenda dhe jashtë) për 30 minuta; Pastrimi nga brenda të bëhet me fshesë me kompresor; Larje e automjeteve me solucion dhe jo furçë; Orari i kryerjes së shërbimit nga ora 07:00 deri në orën 09:00,cdo ditë të javës; Automjeti do të presë në radhë për kryerjen e shërbimit jo më shumë se 30 minuta nga paraqitja në vendin e kryerjes së shërbimit”, thuhet në dokumentet e tenderit.

Procedura është bërë në datën 28 mars 2025. E para që do të lahet është mjeti AUDI A8, që lëviz Belinda Balluku.
“Lloji i automjetit Audi A8, njësia për ta larë në muaj është 12 herë dhe periudha e shërbimit mujore” thuhet në dokument. Ose më saktë; vetura e ministres Balluku të lahet një herë në dy ditë pune.
Lista e makinave vijon me larjen e një mjeti “Toyota” 8 herë në muaj, e një “Volksëagen Touareg” 4 herë muaj. Apo e një mjeti “”Hyundai” 8 herë në muaj.
Një tjetër mjet tip “Volksëagen Tiguan” kërkohet të lahet 10 herë në muaj, një “Land Rover” 2 herë në muaj apo një “Toyota Rav 4” 10 herë në muaj.
Gjithashtu është edhe një mjet “Citroen” që të lahet 2 herë në muaj, një “Skoda” dy herë në muaj apo edhe një fuoristradë “Toyota” 10 herë në muaj.
Në dokumente është edhe një zë shërbimi, teksa kërkohet larje tapicerie 10 herë në vit, për 3 vetura dhe 7 fuoristrada.
© Panorama.al











