“Lubia duhet të ishte në burg, jo në Kuvend!”- Balliu: Balluku jeton në krim! Djali i saj ka shtëpi dhuratë 133 m² dhe jeton në Vjenë! 70% e buxhetit të shtetit shkon tek xhepi i saj

Nov 19, 2025 | 17:59

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, pas daljes nga salla e Kuvendit, deklaroi për mediat se 70% e buxhetit të shtetit përfundon në shtëpinë e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

balluku balliu

Ai përmendi edhe një shtëpi 130 m², që sipas tij është marrë si dhuratë nga djali i zv.kryeministres, për të cilën pretendon se nuk përdoret pasi ai jeton jashtë vendit.

“Çuni i Belindës, se këta kanë para boll duke vjedhur nga shqiptarët, e merr dhuratë shtëpinë 130 metra katrorë. Çuni i Belindës dhe e ka deklaruar Belinda. E merr dhuratë dhe kanë aq shumë para sa as nuk jeton tek ajo shtëpi sepse jeton në Vjenë. Çuni Belindës jeton në Vjenë, por ka shtëpinë dhuratë. Kush do ja bëj dhuratë? Ja keni bërë ju? Dhuratë ja bën Lubia sepse ka para sa të duash, ka paratë tuaja”, tha ai.

Më tej, Balliu tha se “Lubia ka paratë e të gjithë shqiptarëve, 70 % e buxhetit të shtetit shkon tek xhepi i Lubi Ballukut dhe ja çfarë i bën paratë ajo. U blen shtëpi, blen për vete, blen për to, i bën çanta dhe patjetër edhe rregullohet se nuk i ka pëlqyer vetja si ka qenë”.

Deputeti theksoi se nëse do të kishte drejtësi, Balluku duhej të ishte në burg dhe jo në Kuvend, ndersa shtoi se ajo po bën gjithçka për të shkatërruar provat dhe faktet e pakundërshtueshme për vjedhjet që ka bërë.

“Lubi Balluku sot nëse do kishte drejtësi, do të ishte pas hekurave si njeriu i cili ka pushtetin më të madh pas kryeministrit, e cila me presionet e veta, që i ka bërë edhe në Asamble të PS-së në Tiranë, që ia ka bërë dhe me Edi Ramën në zyrë, po bën gjithçka për të shkatërruar provat dhe faktet e pakundërshtueshme për vjedhjet që ajo ka bërë”, tha Balliu për mediat.

Balliu: Këto mashtrime vijnë për një arsye, sepse unë thash që atë që duhet të dinë qytetarët. 70% e buxhetit të shtetit të shqiptarëve shkon në shtëpinë e Belinda Ballukut, të rinjtë dhe të rejat që sot nuk gjejnë dot shtëpi për shkak të trafikantëve që pastrojnë paratë në Shqipëri, të rinjtë dhe të rejat që nuk marrin dot më as shtëpi me qira, jo të ëndërrojnë të blejnë një shtëpi, këto për Belindën nuk janë problem, nuk janë problem për Belindën e Greqisë. Sepse kjo zgjidh hallet e veta.

Çuni i Belindës, se këta kanë para boll duke vjedhur nga shqiptarët, e merr dhuratë shtëpinë 130 metra katrorë. Çuni i Belindës dhe e ka deklaruar Belinda. E merr dhuratë dhe kanë aq shumë para sa as nuk jeton tek ajo shtëpi sepse jeton në Vjenë. Çuni Belindës jeton në Vjenë, por ka shtëpinë dhuratë. Kush do ja bëj dhuratë? Ja keni bërë ju? Dhuratë ja bën Lubia sepse ka para sa të duash, ka paratë tuaja. Lubia ka paratë e të gjithë shqiptarëve, 70 % e buxhetit të shtetit shkon tek xhepi i Lubi Ballukut dhe ja çfarë i bën paratë ajo. U blen shtëpi, blen për vete, blen për to, i bën çanta dhe patjetër edhe rregullohet se nuk i ka pëlqyer vetja si ka qenë.

Me paratë e shqiptarëve. Sot, kjo Lubia nga Greqia kërkon të flasë dhe të tregojë se çfarë është vjedhja. Vjedhjen në Shqipëri nuk e njeh njeri më mirë se Belinda Balluku, është përgjegjëse për shkatërrimin dhe rrezikimit të shqiptarëve të rruga Korçë-Ersekë. Për shkak se Belinda Balluku nuk bën kolaudimin për interesat e veta personale, ajo rruga u shemb pa i bërë kolaudimin siç e ka detyrim ligjor. Nuk i hynë në punë, se kërkon të vjedh. Ai projekt që në kohën  e PD kushtonte 12 milionë euro i gjithë, kur erdhi Lubia u shkatërrua dhe e bëri 12 milionë euro 1 kilometër. Duke hequr edhe 6 ura.

Lubi Balluku sot nëse do kishte drejtësi, do të ishte pas hekurave si njeriu i cili ka pushtetin më të madh pas kryeministrit, e cila me presionet e veta, që i ka bërë edhe në Asamble të PS-së në Tiranë, që ia ka bërë dhe me Edi Ramën në zyrë, po bën gjithçka për të shkatërruar provat dhe faktet e pakundërshtueshme për vjedhjet që ajo ka bërë edhe te Tigri 1, Tigri 2, për të cilat shqiptarët paguajnë 60 milionë euro, për 36 orë energji që harxhon vetëm Tirana.

60 milionë euro sepse është harxhuar 500 mijë euro për energjinë dhe të tjerat janë futur në xhepin e Lubisë që Lubia t’u blejë shtëpi familjarëve. Shtëpia që as nuk i përdorin, por i marrin qira 9 600 euro, sipas deklarimeve që ka bërë vetë Lubia. Kjo zonjë që nga mëngjesi në darkë, fle në krim, jeton në krim, kjo zonjë sot, vendi i fundit që duhet të ishte është Parlamenti, duhet të ishte në burg, sepse ajo me masat e arrestit dhe standardi i drejtësisë, Balluku duhet të ishte në burg e para. Ajo bën presioni si zv.kryeministre dhe vjen në Parlament.

 

© Panorama.al

Te lidhura