“Lubi Balluku nuk raportonte për inceneratorin”- Berisha akuza qeverisë: Shtëpia do të pastrohet! Nuk do të ndodhë më të paguhen 130 mln euro, e mos të vendoset asnjë tulle!

Apr 5, 2025 | 18:22

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot nga Malësia e Madhe ministren Belinda Balluku për inceneratorin e Tiranës.Screenshot_40

Berisha tha se Balluku e cila kishte për detyrë mbikëqyrjen e djegësit, nuk raportoi kurrë për mos kryerjen e punimeve, sepse sipas tij ajo e dinte që lekët e inceneratorit  i merrte Rama.

Berisha: Shtëpia do pastrohet nuk do ndodhë më që të paguhen 130 mln euro në djegësin e Tiranës dhe djegësi të mos ketë vendosur asnjë tullë në themele. Dhe të paguani ju një njësi punonjësish që kishin për detyrë vetëm për të mbikëqyrnin  punimet e djegësit dhe nuk kanë bërë asnjë raport.

Ajo që unë e quaj me të drejtë Lubi Balluku ajo e dinte që dardhat i hante Edi Rama dhe nuk mund të raportonte që nuk po ndërtohen se lekët i merrte Edi Rama. Nuk raportonte dot se aty nuk po vihet një tullë. 812 mijë pensione janë 130 mln euro.

© Panorama.al

Te lidhura