“Lubi Balluku me dy dosje dhe nuk i hiqet imuniteti”- Berisha: Ka vjedhur paratë e shqiptarëve! AKSHI i kunatit dhe familjes, dy persona janë marrë peng për t’u larguar nga tenderat

Dec 29, 2025 | 12:21

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij gjatë prezantimit të drejtimit të ri të Departamentit Brain Gain, u ndal në abuzimet e Belinda Ballukut, e cila është e pandehur nga SPAK, por refuzon të largohet dhe mazhoranca  nuk i heq imunitetin.

sali berisha

Berisha tha se me tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe, Belinda Balluku ka abuzuar dhe ka vjedhur paratë e shqiptarëve.

Ndërsa i ndalur tek hetimet e tenderave të AKSHI-t, Berisha tha se janë marrë peng persona për ti detyruar të mos marrin pjesë ne tenderat, që siç thotë kreu i PD i fitonte kunati i Edi Ramës.

“Ne në kushtet kur ky regjim, Edi Rama pasi është dokumentuar nga prokuroria se kanë abuzuar miliarda para të qytetarëve dhe ka hequr çdo maskë në mbrojtje të flaktë të vjedhjeve dhe abuzimeve të parave të shqiptarëve, sepse është vetë i implikuar.

Dy dosjet e Lubisë, qoftë tuneli qoftë unaza, Rama del aq sa Lubia me mesazhet. Kurse AKSHI, AKSHI i kunatit dhe familjes është historia më unike në Evropë dhe Botë, ku në një agjenci shtetërore merresh peng sepse merr pjesë në tendera për ti hapur rrugë kunatit. Merresh peng dhe nuk hetohesh.

Gerond Meçe duhet t’ia dije për ndër autoriteteve gjermane për kontributin e tyre, sepse ai as që do të hetohej. Duhet tia dimë për ndër, sepse si Gerondi u mor peng më 18 gusht Daniel Shima. Mbeta duke bërë status pas status pas ti dhe ai u zhduk, nuk ekziston.

As hetim dhe asgjë. Jo, sepse ky njeri që nuk do të heqë imunitet, që bllokon drejtësinë për vjedhjet që ka bërë, ky njeri nuk lejonte hetimin. Por Gerond Meçe zbërtheu se Ergys Agasi e kishte marrë peng”, tha Berisha.

© Panorama.al

Te lidhura