VIDEO/ Tragjedi në Kinë, të paktën 11 të vdekur dhe 50 të zhdukur pas rrëshqitjes së dherave dhe shkëmbinjve! Shikoni pamjet

Jul 23, 2026 | 18:57

Media shtetërore kineze raportoi se numri i të vdekurve nga rrëshqitja e dheut në qytetin jugperëndimor kinez të Chongqing javën e kaluar është rritur nga tetë në 11.

kine

Por ekziston frika se numri i të vdekurve mund të rritet ndjeshëm pasi rreth 50 persona mbeten të zhdukur.

Rrëshqitja e dheut ndodhi mëngjesin e së premtes, më 17 korrik. Një punëtor vuri re rënien e shkëmbinjve rreth orës 08:00 (ora lokale) dhe njoftoi autoritetet, të cilat urdhëruan evakuimin emergjent të më shumë se 60 banorëve.

Ndërsa operacioni i evakuimit ishte në zhvillim e sipër, ndodhi një rrëshqitje e madhe dheu, duke shkatërruar ndërtesa dhe automjete.

Videoja e transmetuar nga televizioni kinez tregoi shkëmbinj të mëdhenj që binin mbi shtëpi ndërsa njerëzit vraponin për të shpëtuar jetën e tyre dhe një re e dendur pluhuri ngrihej pas tyre.

© Panorama.al

Te lidhura