Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme (23 korrik) në qytetin e Pogradecit.
Një i moshuar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka pësuar infarkt teksa pushonte buzë liqenit, teksa ishte duke pushuar.
Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhej në një nga stacionet e plazhit kur është ndjerë keq. Menjëherë kanë ndërhyrë mjekët e pranishëm në plazh për t’i dhënë ndihmën e parë, duke u përpjekur ta rikthenin në jetë.
Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, i moshuari nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të sqarohen nga autoritetet, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një infarkt kardiak.
© Panorama.al


















