Protesta e zhvilluar këtë të enjte para Parlamentit të Shqipërisë ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave italiane. “Tg3 Rai” i ka kushtuar një raportim zhvillimeve në Tiranë, duke u ndalur te përplasjet mes protestuesve dhe policisë ditën e sotme.
Krahas një videoje me momentet të tensioneve të krijuara sot mes qytetarëve protestues dhe policisë, “Tg3 Rai” shkruan: “Revolucioni i flamingove” nuk ka vdekur. Në Shqipëri janë rikthyer në protestë qytetarët që kundërshtojnë mega-resortin luksoz që familja Trump synon të ndërtojë në një zonë të mbrojtur.”
Më tej, media italiane thekson se protestuesit akuzojnë kryeministrin Edi Rama për korrupsion dhe përpjekje për të shitur territorin për përfitime ekonomike, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e tij.
“Revolucioni i flamingove” nuk ka vdekur. Në Shqipëri janë rikthyer në protestë qytetarët që kundërshtojnë mega-resortin luksoz që familja Trump synon të ndërtojë në një zonë të mbrojtur. Protestuesit, të cilët akuzojnë kryeministrin Edi Rama për korrupsion, se po kërkon të shesë territorin e tyre për përfitime ekonomike dhe kërkojnë dorëheqjen e tij, tentuan t’i afrohen Parlamentit në Tiranë. Por policia e shpërndau marshimin duke përdorur gaz lotsjellës dhe autobote me ujë. Protestat vijojnë prej gati dy muajsh”, thuhet në postimin e tyre.
Kujtojmë se sot protestuesit tentuan t’i afroheshin godinës së Parlamentit në Tiranë, por u penguan nga policia, e cila përdori gaz lotsjellës dhe autobote me ujë për të shpërndarë turmën.
© Panorama.al













