LSI dënon aktin kriminal: Rama të presë hetimet

Apr 4, 2011 | 15:32

TIRANE- Lëvizja Socialiste për Integrim ka dënuar sot aktin kriminal të plagosjes së kreut të inspektoriatit të ndërtimit, Ardit Kaja dhe i ka bere apel kreut te PS-se te prese hetimet, para se te dale ne deklarata dhe akuza politike.

Ne nje deklarate per mediat nga selia e LSI-se, Blerina Kazaferi i ka kerkuar Edi Rames te përmbahet ne akuzat politike.

“Kryebashkiaku të mos nxitojë që të bëjë policin, prokurorin, dhe ekspertin, se përpjekjet për ta transferuar pistën e hetimit pa pritur përfundimet e hetimit, janë dëshmia më e qartë e panikut dhe e frikës për humbjen që e pret në zgjedhjet e 8 majit”-tha ajo.

Ne emer te LSI-se ajo inkurajoi institucionet e zbatimit të ligjit që të vënë përpara drejtësisë autorë dhe cilindo që mund të rezultojë i implikuar me ta.

© Panorama.al

Te lidhura