Lojtari më i ri në botë, bebe 18-muajshe

Apr 29, 2011 | 9:17

Ekipi holandez i futbollit, Venlo, ka nënshkruar kontratë me një bebe 18-muajshe. Drejtuesit e kanë marrë seriozisht këtë gjë, duke mbajtur konferencë për shtyp e nënshkruar zyrtarisht kontratën me futbollistin më të ri në botë, e madje i dorëzuan atij fanellën e klubit. Bebja quhet Baerke van der Meij dhe ka aftësi të çuditshme të goditjes së topit (video në Youtube). Kontrata është firmosur për 10 vjet dhe sipas të gjitha rregullave, në prani të prindërve të tij. “Roli e tij në lojë ende nuk është zgjedhur. Sidoqoftë, flasim për një fëmijë këmbëdjathtë, me një teknikë të mirë të goditjes së topit”, thuhet në komunikatën për mediat.

© Panorama.al

Te lidhura