Listat, Tahiri: Banorët, në kasolle dhe lavazhe

Apr 27, 2011 | 14:21

TIRANË- Deputeti i PS-së, Sajmir Tahiri ka vazhduar edhe sot denoncimin për listat zgjedhore, për të cilat opozita pretendon se ka manipulime të shumta.

Në një prononcim për mediat, Tahiri ka përmendur disa raste, kur qytetarët e shënuar në lista nuk janë pjesë e njësive përkatëse.

Sipas tij, 18 banorë rezultojnë se banojnë në një kasolle, ndërkohë që të tjerë figurojnë si banorë në lavazh.

Duke e quajtur këtë një tentativë të hapur të qeverisë për manipulimin e zgjedhjeve, Tahiri ka shprehur vendosmërinë e PS-së për të denoncuar e bërë publik cdo rast të tillë.

© Panorama.al

Te lidhura