Prishtine- Nuk ka folur direkt se si e sheh ai reagimin e qeverise per rastin ne fjale, por ka thene prepe se udheheqesit kosovare duhet te sillen si burra shteti. Në mënyrë indirekte këtë e ka thënë edhe për Thaçin, i cili, sipas Limajt, “nuk duhet të sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe të vazhdojë më tutje, por duhet t’i marrë përgjegjësitë që i takojnë, si udhëheqës i një shteti të pavarur”.
Sipas tij, fillimisht drejtorit të policisë Nexhmi Krasniqit është dashur t’i dërgohet ftesa për në gjyq, e nëse ai nuk përgjigjet atëherë të ndërmerren masat e tjera.
“Është dhunim i institucioneve, është lëndim i bashkëpunimit, është mosbesim ashiqare në mes të dy trupave. Pra, duhet të ndërtohet partneriteti, EULEX-i është i ftuar nga institucionet e Kosovës. Të vijë edhe të bëjë veprime të tilla me ftesën tonë. Tash shtrohet pyetja se kush është EULEX-i këtu, a jemi ne shtet i pavarur. Nuk është Kosova më në kohën e UNMIK-ut. Ne nuk jemi më protektorat”, ka thënë Limaj.











