PRISHTINE- Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njeheresh nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ndaj të cilit është lëshuar fletarrestim nga EULEX-i, pa iu hequr fare imuniteti, Fatmir Limaj, deklaron se dikusht po mundohet ta eleminoje politikisht. Gjate nje intereviste per nje televizion ne Kosove, Fatmir Limaj ka treguar se si ka marrë vesh ai për arrestimet e ish-bashkëluftëtarëve të tij, për fletarrestimin ndaj tij, për mosreagimin e Qeverisë. Limaj ka thene hapur se dikush është duke u munduar ta eliminojë politikisht, sepse ai nuk u është nënshtruar shantazheve të ndryshme. “E kanë parë që s’mund të më shantazhojnë dhe kanë menduar se të më largojnë nga politika, ta shtiem në burg nja dy a tri vite e hajt”, ka thënë ai, por ka shtuar se beson në drejtësi dhe pret që së shpejti të dalë e vërteta në sheh.
Rrefimi
“Ish-komandanti i brigadës 121 – “Komandant Kumanova” nuk ka pasur asnjë informacion paraprak për arrestimet e ish-bashkëluftëtarëve të tij, e as për fletarrestimin ndaj tij”- ka thene Limaj. Limaj madje ka treguar se kur ka dëgjuar për arrestimet i ka vizituar edhe disa nga familjarët e të arrestuarve. Kurse rreth orës 16:00, ka thënë se i ka ardhur një telefonatë nga një zyrtar i lartë i EULEX-it.
“Diku rreth orës 16:00 kam pasur një telefonatë nga një zyrtar i lartë i EULEX-it për të pirë kafe. Kemi pirë kafe dhe ma ka transmetuar lajmin që ekziston një fletarrestim ndaj meje dhe unë i kam thënë OK, çdo gjë është në rregull dhe vazhdojmë më tutje. Normalisht ka kërkuar bashkëpunim, por është obligim qytetar që të bashkëpunosh me organet e drejtësisë”, ka thënë ai.
Më tutje Limaj ka treguar se ka shkuar në EULEX, së bashku me avokatin e tij dhe një zyrtar politik të EULEX-it, dhe u ka rënë të presin rreth dy orë derisa është liruar prokurori i çështjes, i cili ka njoftuar për fletarrestimin. Sipas tij nuk eshte marrë në pyetje, madje çështja e imunitetit të tij si deputet i Kuvendit të Kosovës është përmendur pikërisht nga prokurori i EULEX-it.
“Jam shumë i çuditur, jam edhe i befasuar, i shokuar, sepse ne jemi njerëz. Kjo çfarë po ndodh në këtë vend … s’e di kush do t’i bjerë në fije, por kjo çfarë po ndodh në ketë vend unë jam duke u habitur”, ka qenë vlerësimi i tij për situatën.
Në Hagë ka qenë një skaner për mua, ka theksuar Limaj, jo vetëm për mua por edhe për luftën çlirimtare në rajonin ku është zhvilluar, që ka pasur lidhje me mua. “Për 33 muaj i gjithë mekanizmi i logjistikës botërore që ka qenë në Tribunalin e Hagës, ka hetuar që nga lindja e ime e deri në ditën kur është shpallur aktakuza për Hagë. Nuk ka pasur asnjë send që nuk është pyetur”.
Rexhepi e Kuçi të merrnin përgjegjësi
Duke u ndalur në reagimet e institucioneve të Kosovës, por pa folur direkt për kryeministrin Thaçi, Limaj ka thënë se të dy ministrat që lidhen me segmente të policisë dhe gjyqësisë, ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, dhe ai i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, duhet të merrnin përgjegjësinë si burrështetas të një shteti të pavarur.
“Nuk mjafton që ne vetëm të themi se jemi vend i pavarur, por institucionet e Kosovës duhet të fillojnë të sillen të pavarura”, ka vlerësuar ai.
Sipas tij, deklarata e ministrit Rexhepi se nuk ka pasur informacion dhe e ministrit Kuçi është e besueshme. “Ne të kemi nxjerrë ty si ministër atje, s’të ka pyetur kush. Po të besojmë se s’ke ditur. Por pse ti rri atje, pse s’shkon ti me i thanë: unë kukull këtu nuk jam, ju jeni në një shtet të pavarur, keni bërë një veprim që s’është dashtë me e ba pa u konsultue me neve … ju keni treguar njëanshmëri totale dhe unë nuk rri ma këtu si ministër”, ka vlerësuar ai. “Por nuk shkon kështu, burrështetasi nuk bën kështu. Unë mendoj se është në interesin e shtetit të veprohet kështu se ne jemi shtet i pavarur”.
Limaj është shprehur i hidhëruar shumë me kolegët e tij nga partia, saqë ka akuzuar ata edhe për servilizëm.
“Ne duhet të fillojmë të sillemi si shtet, e të mos jemi servilë, se nuk bëhet nami me e lëshu atë karrige të ministrit nëse është e nevojshme”, ka thënë ai.











