Liga e Europës, fitojnë Vilareal, Benfika e Porto

Apr 8, 2011 | 12:20

Benfika ka fituar ndaj PSV Eindhoven 4-1 falë golave të Aimar (7′), dopietës së Salvio (45′, 52′) dhe Saviolës (90′). Për holandezët shënoi Labjad (80′). Fitore sigloi edhe Porto, e cila mundi Spartakun e Moskës, 5-1. Për kampionët e rinj të Portugalisë shënuan Falkao (37′, 84′, 90′), Varela (65′) e Maikon (70′). Ndërsa golin e vetëm për rusët e shënoi Kombarov (71′). Një hap përpara ka bërë edhe Vilareal, e cila mundi 5-1 Tuenten ku golat u shënuan nga Marçena (23′), Valero (43′), Nilmar (45′, 81′) dhe G.Rosi (55′). Golin e vetëm të holandezëve e shënoi Janko (90′). Ndërsa vetëm barazim në sfidën tjetër Dinamo Kiev-Braga 1-1 ku shënuan Jarmolenko (6′) për ukrainasit dhe Vukojeviç (14′), autogol.

© Panorama.al

Te lidhura