Libri i Ramës, Berisha: Vaj për humbjen e bashkisë

Oct 24, 2011 | 14:14

TIRANË- Kryeministri Sali Berisha ka ironizuar sot liderin socialist Edi Rama për librin e tij të fundit, duke e quajtur atë një vaj për humbjen e bashkisë së Tiranës.

Sipas Berishës, ndërsa pritet vendimi i Ramës për reformat e rëndësishme të vendit, ai merret me shkrime librash.

“Libri që në të vërtetë meriton titullin ‘Kur hidheshin themelet e korrupsionit në bashkinë e Tiranës’, është një vaje për humbjen e bashkisë. Në mënyrën më interesante për ta shndërruar atë në vaj vë në epiqendër kurbanin, viktimën. Libri hapet me epitafin ‘mbec ore shokë mbec te dera e bashkisë mbec. Nuk ma ka fajin partia, fajin ma ka babëzia, sepse më iku bashkia”- tha Berisha.

Sipas tij, pritet tashmë kur do të shkruaj për dhimbjen tjetër Rama. “Një moment thashë që ky do rivalizojë me Blushin. Por Blushi e ka arkivin e gjyshit sa kjo dhomë. Dikush me tha do rivalizojë këtë librin që është botuar së fundi për Enverin, ka thënë meqë nuk shkruan njeri për mua, po shkruaj vetë për vete. Unë e ftoj për reforma, pastaj me librat ai të bëjë c’të dojë”- tha Berisha.

© Panorama.al

Te lidhura