LEZHE- Arrestohen dy persona te akuzuar si te dyshuarit kryesore per vrasjen e 25 vjecares, Anisa Opingari, e cila u gjet e masakruar me 25 goditje thike ne plazhin e Shengjinit më 15 korrik 2011.
Sipas te dhenave te para te policise, mesohet se jane arrestuar shtetasit Sokol Baçka, 26 vjeç dhe Genci Biçmeti, 43 vjeç.
Arretsimi i tyre eshte bere ne kuader te nje operacioni te kryer 48 orë më parë, por nuk jepen detaje rreth tij dhe lidhjeve konkrete qe mund te kene pasur te dyshuarit si autore me viktimen.
Nje nga pistat ne te cilat u hetua per masakrimin cnjerezor te Opingarit, e divorcuar nga bashkeshorti dhe nene e dy femijeve te vegjel ishte nje lidhje e mundshme jashtemartesore, ne te cilen nuk u hodh drite qartesisht.
© Panorama.al











