Letër-bombë në “Swissnuclear”, plagosen dy gra

Apr 1, 2011 | 10:44

Një letër-bombë ka shpërthyer dje në zyrat e “Swissnuclear” (Federata e Industrisë Bërthamore e Zvicrës), në Olten, pas të cilës u plagosën dy persona. “Shpërthimi ka ndodhur mëngjesin e djeshëm kur është hapur letra”, tha një zëdhënës i policisë së kantonit të Soleta. Dy të plagosurat janë dy bashkëpunëtore të “Swissnuclear”. Ato kanë marrë plagë të lehta dhe janë dërguar në spital.

© Panorama.al

Te lidhura