Pas humbjes në derbi, Interi është fokusuar plotësisht te Liga e Kampioneve, duke qenë se sot në mbrëmje në “San Siro” do të presë Shalken. “Mbetemi në garë për gjithçka. Siguritë e mia nuk janë prekur aspak. Të jeni të bindur se çfarë nuk na vret, na bën akoma më të fortë. Pikërisht kundër Shalkes do të vijë përgjigjja dhe reagimi i duhur”. Numri një i pankinës zikaltër nuk ka asnjë dyshim se në ndeshjen që do të luhet sot në mbrëmje në Milano, e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, Interi do dijë të ngrihet në këmbë sërish.











