Leku mbush 85 vjeç, Berisha: Tani, drejt euros

Apr 1, 2011 | 13:19

Në vitin 1922 Shqipëria llogaritej të kishte rreth 100 milionë franga ari, monedha prej floriri. Në vitin 1925, në bashkëpunim me Italinë, shteti shqiptar krijoi Bankën Qendrore dhe preu monedhën dhe kartëmonedhën e parë shqiptare, edhe kjo prej floriri. Historia e lekut deri në ditët e sotme u tregua dje, me rastin e 85-vjetorit të tij, nga guvernatori Fullani. Por duket se leku shqiptar po shkon drejt fundit të tij. I pranishëm në ceremoni, kryeministri Berisha lavdëroi qëndrueshmërinë e monedhës shqiptare ndaj presionit të viteve të fundit, por paralajmëroi edhe fundin e tij. “Leku u dëshmua lek i vërtetë. Kapërceu të gjitha këto situata dhe vjen sot jo si një ndër monedhat më të vjetra të Europës, por vjen këtu, në këtë ekspozitë, si një monedhë dinjitoze, si një monedhë që qëndron denjësisht dhe ne duhet të shprehim nderimin më të madh. Vjen si një monedhë, e cila ecën drejt sistemit europian monetar me dinjitet të vërtetë”.

© Panorama.al

Te lidhura