Një plagosje me armë zjarri mësohet se ka ndodhur gjatë natës në Tiranë, ku ka mbetur e plagosur një vajzë.
Sipas raportimeve nga gazetarja Klodiana Lala, vajza është gjetur e plagosur pranë Fakultetit Ekonomik.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate, në një hotel në zonën e Saukut dhe se ajo është transportuar në spital nga një punonjës i hotelit.
Ende nuk dihet identiteti i vajzës, por mësohet se ajo është studente. Sa i përket autorit, ai ende nuk është identifikuar, pasi është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Forca të shumta policie kanë mbërritur në zonë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.
© Panorama.al












