Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentin Gjyli është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme, ku pritet t’i komunikohen akuzat.
Vartësi i Belinda Ballukut është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në SPAK i shoqëruar me avokatin e tij.
Më herët në muajin maj, Gjyli eshte marre i pandehur për shkelje barazie në tendera.
Akuzat per Ballukun
Te premten, 31 tetor, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mori te pandehur Belinda Ballukun per “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
Në kuadër të hetimit të këtij procedimi penal, më 31.10.2025 i është njoftuar akuza të pandehurës Belinda Balluku, me funksionin e lartë shtetëror, Ministër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, akuzuar për kryerjen e veprës penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet, 258/2 dhe 25 i Kodit Penal.
Deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, faktet penale, objekt akuze në ngarkim të të pandehurës Belinda Balluku, kanë të bëjnë me veprimet e saj, në cilësinë e Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për njërën nga procedurat e prokurimit, objekt i këtij hetimi, “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë), zhvilluar në datën 11.12.2020 dhe pas anulimit të saj, procedura është rihapur në datën 22.6.2021, me fond limit, 18 967 810 952.08 (tetëmbëdhjetë miliardë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e shtatë milionë e tetëqind e dhjetë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e dy (pikë) zero tetë) lekë pa TVSH.
© Panorama.al











