KLP voton propozimin e SPAK, Joni Keta emërohet kreu i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit

Dec 9, 2025 | 11:34

Këshilli i Lartë i Prokurorisë votoi me 11 vota Joni Ketën si kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke zëvendësuar, Aida Hajnaj.

joni keta bkh 1
Joni Keta, kreu i ri i BKH

Deri tani Keta mbante postin e zv.drejtorit të Byrosë dhe u propozua si drejtues në finale të një procesi që zgjati disa muaj.

Joni Keta u propozua nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe mori 11 vota pro dhe asnjë kundër. I gjithë procesi u ndoq edhe nga përfaqësues të ambasadës amerikane në Tiranë dhe asaj të BE.

Në garë për drejtimin e strukturës që ndihmon SPAK në hetime ishin 7 kandidatë, përfshirë zyrtarë të lartë policie, por edhe prokurorë.

Në mandatin e parë 5 vjeçar struktura e pagëzuar si “FBI-ja shqiptare” u drejtua nga Aida Hajnaj.

Sipas procedurës dhe rregullores, KLP votoi propozimin e SPAK, për të zgjedhur Joni Ketën në krye të BKH-së, për një mandat 5 vjeçar.

Joni Keta arriti të fitonte në garën me 7 kandidatët e tjerë që kishte përballë: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj dhe Gledis Nano.

© Panorama.al

Te lidhura