Balluku e pezulluar nga GJKKO dhe “e ngujuar” prej 5 orësh , Partia Mundësia protestë para kryeministrisë

Nov 20, 2025 | 16:52

Partia Mundësia dhe kreu i saj Agron Shehaj kanë dalë në një protestë para kryeministrisë, pas lajmit se Belinda Balluku është pezulluar nga detyra si zv.kryeministre dhe ministre nga ana e GJKKO.

shehaj protesta mundesia

Kjo e fundit ndodhet prej më shumë se 5 orësh në kryeministri në zyrën e kryeministrit Edi Rama. Pak momente më parë u pa duke hyrë në godinë edhe deputeti socialist Ulsi Manja.

Nuk dihet se ç’po negociojnë Rama dhe Balluku. Por pritet që zv.kryeministrja të lërë detyrën sot, teksa GJKKO kërkoi pezullimin e saj nga detyra dhe moslejimin e daljes jashtë shtetit.

protesta mundesia 1

protesta mundesia

 

© Panorama.al

Te lidhura