EMRI/ Aksident në aksin Tapizë-Fushë Krujë, 19-vjeçari përplas për vdekje me makinë këmbësorin

Dec 16, 2025 | 19:15

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, ku ka humbur jetën një qytetar.

policia naten 2

Sipas informacioneve paraprake, 19-vjeçari Kleo Malja, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin me iniciale N. Z, rreth 62 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Blutë njoftojnë se i riu është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa shkak i aksidentit dyshohet se është bërë shpejtësia e lartë më të cilën po lëvizte i riu me mjetin tip “Audi”.

Krujë/Informacion paraprak.

Rreth orës 18:45, në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin K. M., rreth 19 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N. Z, rreth 62 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© Panorama.al

Te lidhura