Laçianët, pa pesë titullarë në Ballsh ndaj Bylisit

Apr 29, 2011 | 9:20

Ndeshja e fundit ndaj Flamurtarit i ka penalizuar jashtë mase bardhezinjtë dhe, si pasojë, në takimin e sotëm nuk do të kenë gati pothuajse gjysmën e formacionit. Kështu, sulmuesit Vilfor Hysa dhe Nexhbedin Selimi nuk do të jenë të gatshëm, për shkak të kartonëve të verdhë. Lojtarët e tjerë, si Shazivari dhe Kaja, kanë marrë një karton në përballjen e së hënës, kështu nuk mund të luajnë ndaj Bylisit. Lojtarët polivalentë janë një ndihmesë e madhe për skuadrën, pasi mund të luajnë njëkohësisht si në mesfushë ashtu edhe në mbrojtje, ndërsa kroati tjetër Stipe Buljan ka ndier shqetësime në kofshën e djathtë. Për këtë arsye  aktivizimi i tij që nga minuta e parë do të jetë shumë i vështirë. Kjo është hera e parë që kurbinasit do të luajnë në ndeshje me kaq shumë mungesa.

© Panorama.al

Te lidhura