Laçi-Kastrioti, fitore transferte

Oct 15, 2011 | 10:00

Kastrioti ka marrë një fitore minimale në Ballsh, duke kapur në krye Tiranën me pikë të barabarta. Krutanët fituan 1-0 kundër Bylisit, i cili zhgënjeu para tifozëve të vet, duke u larguar nga maja e renditjes, pas një fillimi mjaft të mirë. Goli i vetëm i ndeshjes u realizua në minutën e 10-të, me autor 26-vjeçarin Sebino Plaku. Goli i shpejtë bëri që miqtë të mendonin më shumë për mbrojtjen, ndërsa ballshiotët tentuan disa herë të barazonin, por nuk qenë të suksesshëm. Ky ishte doli i dytë sezonal për tiranasin, pas atij të realizuar në Vlorë ndaj Flamurtarit. Fitore në transfertë, por këtë herë në stadiumin “Roza Haxhiu” të qytetit të Lushnjës, sigloi edhe Laçi ndaj Tomorit. Beratasit i luajnë të gjitha ndeshjet në transfertë, pasi stadiumi i tyre është në rikonstruksion e sipër. Kurbinasit fituan 1-0, falë një penalltie të kthyer në gol nga Trajkoviç. Laçi luajti me 10 lojtarë për një pjesë loje, pas daljes me karton të kuq të Buljan. Sakaq, kujtojmë se beratasit luajnë edhe pa mbështetjen e tifozërisë së tyre, pasi janë dënuar nga Komisioni i Disiplinës me 4 ndeshje pa praninë e tifozëve. Ndërkohë, sot do luhen tri takime të tjera, ku bie në sy sfida e orës 16:00 mes Vllaznisë dhe Tiranës, ndeshje kjo që do transmetohet direkt nga “Supersport”.

Superiore/ Java 5
Bylis-Kastrioti        0-1
Shënues: Plaku 10′
Tomori-Laçi        0-1
Shënues: Trajkoviç 35′ (p)

Sot, ora 14:00
Flamurtari-Pogradeci

Sot, ora 16:00
Vllaznia-Tirana
Sot, ora 18:00
Skënderbeu-Kamza

Nesër, ora 13:00
Dinamo-Shkumbini

Nesër, ora 14:00
Apolonia-Teuta

Renditja
Nr. Ekipi    ND    F    B    H    P
1. Tirana    4    3    0    1    9
2. Kastrioti    5    3    0    2    9
3. Teuta    4    3    0    1    9
4. Laçi    5    2    2    1    8
5. Bylis    5    2    1    2    7
6. Apolonia    4    2    1    1    7
7. Vllaznia    4    2    0    2    6
8. Shkumbini    4    2    0    2    6
9. Flamurtari    4    2    0    2    6
10. Pogradeci    4    2    0    2    6
11. Skënderbeu    4    1    2    1    5
12. Tomorri    5    1    1    3    4
13. Kamza    4    1    0    3    3
14. Dinamo    4    0    1    3    1

SHËNIM: Dinamo, minus tri pikë për shkak të dënimit nga FIFA për mos dhënien e rrogave, Dario Bodrusiç.

© Panorama.al

Te lidhura