Regjistrimi, besimtarët në Laç firmosin peticion

Apr 5, 2011 | 10:41

LAC- Peticionit kundër regjistrimit etnik i janë bashkuar sot besimtarët katolikë. Aleanca Kuq e Zi gjatë një tubimi të radhës në Lac, është ndalur edhe në Kishën njihur që frekuentohet nga qindra besimtarë. Përfaqësues të Aleancës duke folur para banorëve dhe besimtarëve katolikë kanë përsëritur kundërshtinë e tyre për këtë formë të regjistrimit mbi baza etnije dhe feje, duke theksuar se kjo bie në kundërshtim me kushtetutën dhe si pasojë nuk duhet të bëhet.

“Peticioni kundër regjistrimit është pa dallim feje dhe etnie, pasi ne të gjithë jemi shqiptarë”- thanë përafqësues të AK.

Ata kanë kërkuar hetim të falsifikimeve që janë bërë ndër vite në regjistrat e gjendjes civile dhe kanë bërë thirrje për mbështetje në firmosjen e peticionit.

© Panorama.al

Te lidhura