Kushner dhe Witkoff informojnë Trump dhe zyrtarët ukrainas për takimin me Putin në Moskë

Dec 3, 2025 | 20:13

Dy të dërguarit amerikanë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, kanë informuar Presidentin Donald Trump dhe zyrtarë ukrainas pas një “takimi të gjatë dhe produktiv” me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, zhvilluar të martën. Lajmi konfirmohet nga një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

kushner witkoff

“Shtetet e Bashkuara dhe Rusia zhvilluan një takim të detajuar dhe të frytshëm. I dërguari i posaçëm Witkoff dhe z. Kushner informuan më pas presidentin dhe palën ukrainase”, tha zyrtari amerikan.

© Panorama.al

Te lidhura