“Kushdo që jeton në fshat ta harrojë politikën”- Rama thirrje nga Berati: T’i bëjmë hyzmetin këtij shansi! Të bëhemi anëtarë të BE-së, si të vendosim mushkëri të tjera

Apr 23, 2025 | 10:55

Kryeministri Edi Rama, nga Berati ku ndodhej në një takim me fermerët, u kërkojnë banorëve që jetojnë në fshat ta harrojnë politikën, por sipas tij të fokusohen tek integrimi i vendit në BE.

edi rama

Rama theksoi se duhet t’i bëjnë hyzmet këij shansin teksa theksoi “na duhet ta kapim e të mos e lëshojmë”.

“Është si të vendosim mushkëri të reja, s’mund ti lësh dot pa i vënë se ke disa politikëra në kokë”, theksoi kreu i qeverisë.

Edi Rama: Janë 300 mln euro në vit për fshatin e bujqësinë. Llogaritini kapacitetet financiare që krijohen. Është historike, besoj shumë që të gjithë ne, kushdo që jeton në fshat ta harrojë politikën dhe të mendojë na duhet ta kapim e të mos e lëshojmë këtë shans, ti bëjmë hyzmetin këtij shansi, të bëhemi anëtarë të BE dhe kemi frymëmarrje të re. Është si të vendosim mushkëri të reja, s’mund ti lësh dot pa i vënë se ke disa politikëra në kokë.

Me këtë vijnë edhe shumë gjëra të tjera, programe ku ne sot s’mund të kemi akses sepse s’jemi pjesë e asaj familje, na mbështesin si fqinj. Por kur bëhemi pjesë mbështetemi si anëtarë të familjes.

© Panorama.al

Te lidhura