Balluku e pandehur nga SPAK, Fatos Lubonja: Rama të jap dorëheqjen, ka mbledhur rreth tij vetëm hajdutë! Flet për Veliajn, por godet për zv.kryeministren

Nov 4, 2025 | 22:47

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar reagimin e kryeministrit Rama për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila rikthyeu në detyrë Erion Veliajn si kryebashkiak të Tiranës, edhe pse ndodhet nën hetim dhe në qeli prej 8 muajsh.

lubonjja

Lubonja u shpreh se një opsion për largimin e Veliajt nga posti i kryebashkiakut është t’i kërkohet dorëheqja, pasi është person i akuzuar nga drejtësia. Ai theksoi se kryeministri Edi Rama duhet të veprojë në mënyrë që të krijojë një kulturë të dorëheqjes brenda partisë së tij.

“Largohet sepse jep dorëheqje, i kërkohet nga kryeministri, partia. Nëse fut kulturën e dorëheqjes, unë lë drejtësinë që të punojë. Unë meqenëse jam akuzuar, jap dorëheqjen që të mos thonë që unë po i bëj presion me pushtetin tim drejtësisë dhe ata të jenë më të pavarur dhe të pa ndikuar nga pushteti im”, tha ai.

Analisti nuk kurseu as kritikat ndaj kryeministrit, duke e quajtur atë përgjegjës për mbledhjen e “hajdutëve” në qeverinë e tij dhe për këtë duhet të jap dorëheqje.

“Rama duhet të kërkoj dorëheqje dhe të fusë në partinë e tij, meqenëse është dhe më i mirë se ata të tjerët, kulturën e dorëheqjes. Nëse është njeri i ndershëm dhe i dalin ca që i hanë kumbulla, u kërkon atyre dorëheqjen. Mund të jap edhe dorëheqjen vetë sepse ka qenë kaq i paaftë sa ka mbledhur rreth tij vetëm hajdutë. Nëse është i ndershëm jep dorëheqjen se jam i paaftë”, tha Lubonja.

Më tej, Lubonja ka hedhur edhe një hipotezë lidhur me reagimin e Ramës ndaj vendimit për Erion Veliajn, ku thotë se vendimi mund të ketë pasur për qëllim mbrojtjen Belinda Ballukut, e cila është marrë e pandehur nga SPAK.

“Pra thotë për Veliajn, por godet për Ballukun që për të të aplikohet kjo dhe ajo të rri në detyrë”, tha ai.

LEXO EDHE: Kushtetuesja anuloi vendimin e qeverisë për shkarkimin e Erion Veliajt, reagon kryeministri Edi Rama

Lubonja: Ka një opsion, njeriut që është akuzuar nga drejtësia mund t’i kërkohet dorëheqja. Largohet sepse jep dorëheqje, i kërkohet nga kryeministri, partia. Nëse fut kulturën e dorëheqjes, unë lë drejtësinë që të punojë. Unë meqenëse jam akuzuar, jap dorëheqjen që të mos thonë që unë po i bëj presion me pushtetin tim drejtësisë dhe ata të jenë më të pavarur dhe të pa ndikuar nga pushteti im.

Është kriter moral. Rama duhet të kërkoj dorëheqje dhe të fusë në partinë e tij, meqenëse është dhe më i mirë se ata të tjerët, kulturën e dorëheqjes. Nëse është njeri i ndershëm dhe i dalin ca që i hanë kumbulla, u kërkon atyre dorëheqjen. Mund të jap edhe dorëheqjen vetë sepse ka qenë kaq i paaftë sa ka mbledhur rreth tij vetëm hajdutë. Nëse është i ndershëm jep dorëheqjen se jam i paaftë.

Ka edhe teza që reagimi i Ramës për vendimin ndaj Veliajt nuk ka të bëjë me të, por me Ballukun, që të mos heqin, sepse nuk i intereson. Pra thotë për Veliajn, por godet për Ballukun që për të të aplikohet kjo dhe ajo të rri në detyrë. Unë i kthehem tezës sime, përderisa kjo drejtësi që thua se është e pavarur, atëherë Ballukut i kërkon dorëheqjen dhe fus në parti kulturën e dorëheqjes për çdo njeri që akuzohet nga kjo drejtësi e pavarur.

© Panorama.al

Te lidhura