Një 14 vjeçar është shoqëruar nga policia e Krujës pasi mbrëmjen e së mërkurës ka thyer xhamat e një marketi me një çekiç në tentativë për ta grabitur.
Ngjarja është shënuar në qendër të qytetit të Krujës. 14-vjeçari është shoqëruar në polici dhe është marrë në pyetje nën prezencën e psikologut.
“Si rezultat i këtyre veprimeve, u identifikua dhe u shoqërua në ambientet e Komisariatit, pak orë pas kryerjes së krimit, autori i dyshuar i rastit, një 14-vjeçar, me të cilin vijojnë të kryhen veprime procedurale, me asistencën e prindërve, mbrojtësit ligjor dhe psikologut.”, njofton policia.
Të miturit i janë gjetur rrobat dhe çekiçi që ka përdorur.
Njoftimi i policisë:
Tentoi të vidhte me thyerje, në një market në pedonalen e qytetit, identifikohet dhe shoqërohet pak orë pas krimit, autori i dyshuar.
Sekuestrohen sendi i fortë (çekiç) me të cilin 14-vjeçari theu xhamat e subjektit, dhe veshjet që mbante në momentet e krimit.
Menjëherë pas njoftimit për një tentativë për vjedhje me thyerje, në orët e para të mëngjesit të sotëm, në një market në pedonalen e qytetit (rast i pasqyruar dhe në rrjete sociale), specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë kryen veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, për kapjen e autorit.
Si rezultat i këtyre veprimeve, u identifikua dhe u shoqërua në ambientet e Komisariatit, pak orë pas kryerjes së krimit, autori i dyshuar i rastit, një 14-vjeçar, me të cilin vijojnë të kryhen veprime procedurale, me asistencën e prindërve, mbrojtësit ligjor dhe psikologut.
© Panorama.al













