“Ishte tronditëse të dëgjonim një gjë të tillë në 2026” – Deklarata e ministres serbe për Kosovën, Marta Kos: S’duhet të qëndrojë më në detyrë

Jul 16, 2026 | 14:07

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos dënoi sërish deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç se do të bënte spastrim etnik në Kosovë, duke shprehur habinë se si ajo vazhdon akoma në detyrë.

marta kos

Gjatë fjalimit të saj në Komitetin e Posaçëm për Mburojën e Demokracisë Evropiane të PE, Kos u shpreh se është tronditëse të dëgjosh deklarata të tilla skandaloze ndërsa jemi në vitin 2026.

“Ishte tronditëse të dëgjonim diçka të tillë në vitin 2026. Nuk do ta përsëris as atë që ajo tha. Ishte vërtet tronditëse të dëgjohej një deklaratë e tillë. Nuk mund ta imagjinoj që një ministre, pas një deklarate të tillë publike, të mund të vazhdojë të ushtrojë detyrën e saj”, deklaroi komisionarja Kos.

Më herët, ministrja serbe bëri një deklaratë ku kërkonte falje ndaj Aleksandër Vuçiç dhe qeverisë së tij, por jo ndaj shqiptarëve të Kosovës.

© Panorama.al

Te lidhura