Krizë energjetike në Kubë, qeveria pezullon furnizimin me karburant të avionëve për një muaj! Shkak edhe sanksionet e SHBA ndaj Venezuelës

Feb 9, 2026 | 10:45

Autoritetet kubane kanë informuar linjat ajrore që fluturojnë për në dhe nga ishulli, se furnizimi i avionëve të tyre me vajguri do të pezullohet për të paktën një muaj nga mesnata e së hënës, për shkak të krizës energjetike të vendit.

kube

Kështu njoftoi një drejtues i një linje ajrore evropiane për AFP të dielën.

“Autoriteti kubanez i aviacionit civil ka njoftuar të gjitha kompanitë se furnizimi me karburant për avionë do të bëhet tani nga e marta, 10 shkurt në mesnatë”, tha drejtuesi i linjës ajrore evropiane, i cili foli në kushte anonimiteti.

Kuba është përballur me një krizë akute energjetike pas përfundimit të furnizimeve të saj me naftë nga Venezuela, nën presionin e Uashingtonit, si dhe kërcënimin amerikan për të vendosur tarifa shtesë doganore për çdo vend që shet naftë në ishull nën një qeveri komuniste.

© Panorama.al

Te lidhura