HAGE- Tribunali për Krime të Luftës në ish Jugosllavi ka shpallur fajtor ish gjeneralin kroat, Ante Gotovina për krime kundër njerëzimit. Sipas vendimit te Trubunalit, Gotovina denohet me 24 vjet burg për orkestrimin e fushatës së vrasjeve dhe plaçkitjeve për dëbimin e rreth 200 mijë serbë nga rajoni kroat i Krajinës në vitin 1995.
Gotovina u shpall fajtor për orkestrimin e vrasjes së dhjetra njerëzve, si dhe bombardimin e disa fshatrave dhe qyteteve në Krajinë gjatë luftës në Kroaci. Ish gjenerali kroat nuk është deklaruar fajtor.
Gjykata po ashtu e shpalli fajtor edhe gjeneralin e dytë Mladen Markaç, të cilin e dënoi me 18 vjet burg. I akuzuari i tretë, Ivan Çermak, u shfajësua nga të gjitha akuzat.











