“Kreu i ri i SPAK të jetë person me integritet të padiskutueshëm”- Ambasadori Gonzato: Shpreh besimin se KLP do tregojë nivel të lartë përgjegjshmërie

Dec 10, 2025 | 16:31

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato do të jetë nesër i pranishëm në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku do të zgjidhet edhe kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme.

gonzato

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, prezenca e BE-së në Tiranë bën me dije se ambasadori Gonzato ishte sot në një takim të përbashkët mes Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Nga ana tjetër, Gonzato shpreh besimin se KLP do tregojë niveli të lartë përgjegjshmërie në zgjedhjen e pasuesit të Altin Dumanit në krye të SPAK.


Reagimi i Prezencës së BE-së në Tiranë:

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, mori fjalën në takimin e sotëm të përbashkët mes Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku u diskutuan mënyrat për të rritur efikasitetin, cilësinë dhe integritetin në sistemin e drejtësisë. Ai theksoi dy çështje që mbeten kryesore për gjyqësorin: vlerësimet realisht transparente dhe përcaktimi i qartë i përgjegjësive dhe standardeve për sigurinë në gjykata.

Në prag të zgjedhjes së nesërme të kreut të ri të SPAK, ku Ambasadori Gonzato do të jetë i pranishëm së bashku me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, ai shprehu besimin se anëtarët e KLP-së do të tregojnë nivelin më të lartë të përgjegjshmërisë dhe do të sigurojnë që Prokuroria e Posaçme të drejtohet nga një person me integritet të padiskutueshëm, i pavarur, profesionist dhe i përkushtuar ndaj standardeve më të mira të BE-së.

© Panorama.al

Te lidhura