TIRANË- Kreu i forcave të ndërhyrjes së shpejtë, Shemsi Prençi ka paditur në Prokurorinë e Tiranës, numrin dy të ministrisë së Brendshme, Avenir Peka. Sipas vetë Prençit, që ka njoftuar lajmin gjatë një prononcimi për mediat, kallëzimi penal mori shkas nga kërcënimi ai pretendon t’i jete bere nga Peka diten e djeshme dhe lidhet me incidentin ne Bathore.
Sipas Prençit, zv.ministri i ka urdhëruar atij të dërgojë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në incidentin e djeshëm në Bathore, por që Penci nuk e ka zbatuar.
Ai ka deklaruar sot se “nuk ka qenë i nevojshme dërgimi i forcave speciale në incidentin e ndodhur në Bathore, sepse ishte policia e rendit ajo e cila mund ta zgjidhte shumë mirë këtë çështje”- tha ai.
Për gjithë sa ka ndodhur, Prenci ka shtuar se ka vënë në dijeni edhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.
© Panorama.al











