“Korrupsioni dhe lidhjet me krimin meritojnë të ndëshkohen”- Protesta para Kryeministrisë, Ervin Salianji: Frymëzimi i është keqqeverisja! Lëvizja e opozitës, e drejtë

Feb 8, 2025 | 16:26

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Saliaji pak para nisjes së protestës ka dalë me një mesazh ku fton të gjithë qytetarët që të bashkohen.

475968651_1164932428325150_6969318002942756348_n

Sipas tij, frymëzimi i protestës është keqqeverisja dhe prepotenca e kryeministrit Rama.

Ai shkruan ndër të tjera se Korrupsioni dhe lidhjet me krimin, meritojnë të ndëshkohen.

“Frymëzimi i protestës është keqqeverisja dhe prepotenca e Ramës!

Autokratuci dhe pak orë përpara protestës po konfirmon se sa e drejtë është lëvizja e Opozitës, sa i qenësishëm është bashkimi i njerëzve sot pasdite në Bulevard.

Qeverisja 12 vjeçare ka mbjellë zemërim. Sjellja e kryeministrit revoltë. Fyerjet dhe gjuha e tij e përdalë, meritojnë të ndëshkohen.

Korrupsioni dhe lidhjet e tij me krimin, meritojnë të ndëshkohen. Luksi i tij pervers në kurriz të popullit më të varfër të Europës, meriton të ndëshkohet.

Ndaj, autokratuc. Frymëzimi i kësaj proteste je ti, qeverisja dhe sjellja jote.

I ftoj gjithë miqtë, demokratët, qytetarët të bashkohen sot në Bulevard. Jepini zë shqetësimit, jepini zë brengave të vendit, jepini zë atyre që nuk mundet të jenë me ju”, shkruan Ervin Salianji.

© Panorama.al

Te lidhura