KORCË- Kritika në drejtim të disiplinësh dhe zbatim të standardeve të BE-së kundër nepotizmit. Këto kanë qenë dy nga pikat ku nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu është ndalur gjatë analizës së punës në Gjykatën e Korcës. Gjatë takimit të sotëm, Spahiu ka theksuar domosdoshëmrinë e zbatimit me rigorozitet të ligjit, duke vlerësuar si të parë punën në gjykatë.
Ai ka shprehur shqetësim për angazhimin e gjyqtarëve në mësimdhënie, pasi sipas tij, një ngarkesë e tilllë sjell papajtueshmëi me detyrën.
Për këtë, Spahiu ka theksuar se është domosdoshmëri kufizimi i mësimdhënies. Ai vlerësoi si probematike edhe nepotizmin në këtë Gjykatë, duke pohuar se kundër saj duhet luftuar me zbatimin e plotë të standardeve të BE-së.











