Korçë, PS: Dhunohen dy mbështetës, po ngjisnin posterat

Apr 26, 2011 | 13:39

KORCE- Dy mbeshtetes te PS-se jane dhunuar nga persona ende te panjohur, teksa ishin duke ngjitur posterat e kandidatit socialist per bashkine e Korces, Niko Peleshi.

Ngjarjen ne fjale e ka denoncuar dega e PS-se ne Korce, duke dhene madje edhe identitetin e te lenduarve.

Sipas saj, Niko Proko dhe Gesi Salaveci janë qëlluar me mjete të forta dhe kane marre demtime. Ata jane derguar ne spitalin rajonal, per te marre mjekim, nderkohe qe ngjarja eshte denoncuar ne polici.

Pas njoftimit, policia ka nisur hetimin per ngjarjen dhe eshte vene ne kerkim te autoreve.

© Panorama.al

Te lidhura