Kontraceptivët, të rinjtë më shumë vëmendje”

Apr 8, 2011 | 10:34

“Më shumë vëmendje në ndërgjegjësimin e të rinjve për metodat kontraceptive moderne”. Këtë mesazh përcollën dje përfaqësuesit e programit C-CHANGE të USAID-it. Me anë të një deklarate për mediat bëhet me dije se Shqipëria ka ende për të bërë në lidhje me metodat e planifikimit familjar. Ndonëse vitet e fundit është shënuar një rritje e përdorimit nga popullata të metodave kontraceptive, nga 8% në 11%, sërish ajo mbetet nga më të ulëtat në Europë. Ndërkohë, mjekët bëjnë apel se edukimi duhet të nisë që në bankat e shkollës. “Brezi i ri duhet të jetë në fokus të ndërgjegjësimit. Ata duhet të njohin metodat moderne kontraceptive dhe puna për sensibilizimin e tyre duhet të nisë që nga bankat e shkollës, përfshi këtu gjimnazet”, thotë specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Lumturi Mërkuri. Programi C-Change gjatë këtyre dy viteve është përqendruar më shumë te studentët dhe te moshat e reja.

© Panorama.al

Te lidhura