Kontrabandë cigaresh 80 mijë euro, ndalohet shoferi shqiptar

Apr 12, 2011 | 16:35

Drejtoria e Doganave ka njoftuar sot se në bashkëpunim me policinë kufitare në vendkalimin kufitar Vatin, kanë penguar përpjekjen e trafikimit të rreth tre milionë cigareve nga Serbia në Rumani. Lajmi eshte marre nga FoNet dhe publikohet nga mediat kosovare.

Sipas burimeve, cigaret  u zbuluan në një maune me targa të Shqipërisë e që transportonte pllaka izoluese nga Shqipëria në Rumani.
Në paletat me të cilat ishte i ngarkuar kamioni gjendeshin së paku 15.000 boksa të cigareve “Marlboro”, “Manchester” i “Ve Ve”, me vlerë  80.000 euro.

Kundër shoferit me shtetësi shqiptare ka filluar procedura kundërvajtëse.

© Panorama.al

Te lidhura