Caka dhe Saliko, anëtarët e rinj të KLD-së

Apr 8, 2011 | 14:56

TIRANE- Dritan Caka dhe Hysen Saliko jane emrat me te rinj te Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Zgjedhja e tyre u be ne mesdite, pas nje votimi te gjate ne mbledhjen e Konferences Gjyqësore, qe nisi punimet qe ne oret e paradites.

Pas shume diskutimesh dhe nje mbledhjeje shoqeruar edhe me tensione, Dritan Caka ka mundur te marre votat e mjaftueshme (165) nga anetaret e pranishem ne konfrence, qe e shpallen fitues.

Kandidati tjeter,  Saliko doli fitues ne raundin e dyte te votimit, me 174 vota, pasi ai dhe kandidati Valbon Cekrezi në raundin e parë dolën në balotazh.

Zgjedhja e sotme, u be per zevendesimin e dy anetareve, Artan Gjermeni dhe Hysni Demiraj, te cileve u kishte mbaruar mandati dhe ne gare ishin ne total 11 kandidatura, pesë prej të cilëve nga gjykatat e Apelit në Durrës, Shkodër dhe Tiranë, ndërsa gjashtë të tjera nga gjykata e Tiranës dhe rretheve.

 

© Panorama.al

Te lidhura