Kryeministri Edi Rama, mori pjesë sot në konferencën 3-ditore të Ambasadorëve shqiptarë nëpër botë, një pikëtakim i rëndësishëm i shërbimit të jashtëm për të përcaktuar prioritetet, për të adresuar sfidat kryesore dhe për të forcuar shërbimin konsullor për qytetarët shqiptarë.
Gjatë fjalës së tij kryeministri foli për nevojën e ngritjes së akademisë diplomatike për vendin tonë.
Gjithashtu Rama foli me kritika lidhur me mangësinë e veprimeve nga pala e institucioneve shqiptarë për të piketuar profesionistët shqiptarë nëpër botë.
“Është një hap shumë i nevojshëm i domosdoshëm i cili më në fund po hidhet, ndërkohë që i domosdoshëm është reformimi normativ i shërbimit të jashtëm për të garantuar edukimin në vazhdim të të gjithë trupës dhe përmirësimin sistematik të burimeve njerëzore”, u shpreh kryeministri Rama.
Edi Rama: Nuk është vetem Europa ne kemi çuar në një nivel krejt tjetër marrëdhëniet me disa nga vendet kryesore të Gjirit. Presim që edhe shërbimi diplomatik të ngrihet në atë nivel dhe pa dyshim mund të shkojmë edhe më tutje, po e mbyll këtu këtë pjesë me diplomacinë ekonomike duke thënë se rezultati është shumë për të dëshiruar . Më tej shpresoj që disa nisma që kanë filluar të marrin formë si këshilli ndërinstitucional i diplomacisë ekonomike apo krijimi i rrjetit të atashejve ekonomikë i platformës unike për investitorët të na japë një dorë. Ama të gjitha këto janë instrumente. Ndërkohë pa mentalitetin e ndryshuar edhe këto instrumenta nuk do të na japin ndryshim.
Mundësitë e reja të teknologjisë na japin shumë më teper arsye që mund ta përmirësojmë shërbimin tonë konsullor. Ndërkohë që pjesëmarrja e shqiptarëve jashtë atdheut në zgjedhje forcon edhe shkallën, nivelin e detyrimit tonë për t iu shërbyer dhe për tu organizuar më ata. Edhe këtu ka disa raste të veçuara suksesi.
Ne jemi një vend i vogël, popull i vogël që nuk e kemi luksin të mos kemi as dijeni për burimet tona jashtë vendit, për shqiptarët e shkolluar dhe profesionistët e jashtëzakonshëm që ne kemi nëpër botë. Dhe dijeninë për ta duhet të na e garantojë shërbimi diplomatik. Por te mos kemi një databazë që pasurohet dita ditës me profesionistët shqiptarë në botë dhe kur shumë shqiptarë shkëlqejnë e bëjnë sukses e nuk kanë nevoja materiale ndaj Shqipërisë. Patjetër në një masë të madhe do ta prisnin një ftesë nga Shqipëria për të kontribuar. Është e papranueshme që ka të paditur lidhur me një kapital ta jashtëzakonshëm që kemi jashtë vendit dhe ky duhet të jetë objektiv e të gjitha përfaqësive tona diplomatike.
Ngritja e akademisë diplomatike sipas modeleve në të mira europiane është një hap shumë i nevojshëm i domosdoshëm i cili më në fund po hidhet, ndërkohë që i domosdoshëm është reformimi normativ i shërbimit të jashtëm për të garantuar edukimin në vazhdim të të gjithë trupës dhe përmirësimin sistematik të burimeve njerëzore.
© Panorama.al











