Kol, gjobë 22 mijë euro, se fyeu shqiptarët

Apr 21, 2011 | 11:07

Karlton Kol është gjobitur me 22 mijë euro dhe ka marrë një paralajmërim pas fyerjeve raciste në faqen e rrjetit social “Twitter”, në përfundim të ndeshjes miqësore Angli-Ganë. Sulmuesi i Uest Hemit, duke iu referuar tifozëve të shumtë afrikanë në “Uembli”, shkroi: Emigracioni ka rrethuar ambientet e stadiumit. E vetmja mënyrë për të dalë gjallë prej andej, është të veshësh një fanellë të Anglisë dhe të lyesh fytyrën me flamurin e Shën Xhorxhit…”. Futbollisti fyeu gjithashtu shqiptarët dhe polakët, ndërkohë që pranoi se komentet e tij nuk ishin për qëllime raciste, por kishte dashur të bënte thjesht një  shaka. Por menjëherë pas këtyre komenteve, shumë shqiptarë dhe afrikanë nisën të protestonin duke fyer lojtarin. Në këtë kontekst, Federata Angleze i kaloi çështjen Komisionit të Disiplinës, i cili e ndëshkoi lojtarin për këto thirrje raciste.

© Panorama.al

Te lidhura