Koalicioni i tij mori një ulëse në Kuvend! Adriatik Lapaj: Mandati më i votuar i historisë së tranzicionit, do u bëj të mallkoni veten!

May 14, 2025 | 17:30

Teksa procesi i numërimit të votave po shkon drejt fundit, kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i cili ka siguruar vetëm 1 mandat deri më tani, ka bërë një postim në Facebook.

adriatik lapaj

Lapaj thotë se mandati që mori koalicioni ku partia e tij bën pjesë është “mandati më i votuar i historisë së tranzicionit shqiptar që nxjerr lakuriq sistemin elektoral shqiptar”.

Përmes këtij postimi Lapaj u dërgon një mesazh deputetëve të ardhshëm të Kuvendit të Shqipërisë.

Sipas Lapajt mandati i  “Nisma Shqipëria Bëhet”  do të  jetë një mandat që “ do u fanepset aq shumë sa si grenxa në poturre do u bëj të mallkoni veten.”

“Nuk është 1 mandat jo, është mandati më i votuar i historisë së tranzicionit shqiptar që nxjerr lakuriq sistemin elektoral shqiptar. Ai mandat do u fanepset aq shumë sa si grenxa në poturre do u bëj të mallkoni veten”, ka shkruar Lapaj në Facebook.

lapaj 1

© Panorama.al

Te lidhura