Klodiana Lala: SPAK duhet të ngrejë akuzë zyrtare nëse Balluku ka përdorur njerëz të krimit për të intimiduar dëshmitarët

Feb 23, 2026 | 21:36

Gazetarja Klodiana Lala theksoi se SPAK duhet të ngrejë një akuzë zyrtare ndaj Belinda Ballukut nëse ajo ka përdorur njerëz të krimit për të intimiduar dëshmitarët për të mos dëshmuar kundër saj në Prokurorinë e Posaçme.

klodiE ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, gazetarja theksoi se Balluku, në prononcimin e vetëm që ka pasur për mediat pas thirrjes në Prokurori, ka theksuar se do të lërë drejtësinë të flasë, por në fakt, ajo që po bën është duke përdorur çdo gjë për të penguar hetimet.

Gazetarja theksoi se SPAK ka detyrimin që të tregojë se kush janë personat e “fortë” të krimit që kanë vepruar në këtë mënyrë. Duke u ndalur te rëndimi i pozitës së zëvendës kryeministres së pezulluar, ajo tha se fakti që ajo ka përsëritur veprën penale për të cilën është marrë nën akuzë për tenderin e tunelit të Llogarasë, është një arsye e fortë për t’u arrestuar.

“Do të kisha preferuar që zonjën Balluku ta shihja të përballej me kolegët dhe prokurorët për të dhënë shpjegimet e para. Sepse për gazetarët ka pasur një ndalim 30 sekondësh duke thënë se do respektoj vendimmarrjen, por në fakt është duke përdorur kryeministrin dhe forcën e vet politike dhe është duke bërë makinacion ligjor dhe jo ligjorë për të…Çështja Balluku e ka vënë zotin Rama në një vështirësi duket qartazi. Fakti që një kryeministër del pas një ekrani në mëngjes dhe na bën leksione juridike do të thotë se është në vështirësi të madhe. Dy janë momentet që duhet të sqaroj. 

Së pari, sot SPAK ka sjellë disa përgjime telefonike dhe ambientale që janë përgjuar vartës dhe ish vartës të Ballukut. Në diskutime mes njëri-tjetrin kanë nxjerrë në pah një fakt shqetësues, duke lënë të kuptohet që njerëz me rekorde kriminale kanë intimiduar dëshmitaët ose janë përdorur nga Balluku ose persona pas saj për t’i intimiduar. SPAK ka detyrimin ligjor të sqarojë se kush janë njerëzit e botës së krimit që dyshohet ta kenë bërë këtë? Nëse Balluku ka përdorur njerëz të botës së krimit për të indimiduar dëshmitarët duhet të ketë akuzë zyrtare ndaj saj, dhe kjo na nxjerr më pas në një situatë të re, që dmth se krimi dhe politika janë bashkë dhe mund të përdorin çdo mekanizëm. Moment i dytë ka të bëjë me rëndimin e pozitës së Ballukut.

Sot bëhet fjalë për 9 episode në total, 6 episode të Unazës së Madhe dhe koncesioni i rrugës Thumanë Kashar. Fakti që është gjetur përsëritëse, sipas prokurorëve, është shkak i fortë që të kërkojnë leje për ta arrestuar. Se prokurorët thonë se kemi dyshime që ka intimiduar dëshmitarët, dhe njëra nga të pandehurat për tunelin e Llogarasë ka deklaruar para prokurorëve që thotë mua më janë afruar njerëz për të intimiduar, i ka bërë tenderat nën diktatin e Berberit, më kanë përndjekur burrin, më kanë përdorur çdo mekanizëm ligjorë dhe jo ligjorë për të më mbyllurgojën për të mos dëshmuar kundër Ballukut. Kjo historia e intimidimit të dëshmitarëve duhet të shkojë deri në gjenezën e vet. Për mua është më e rëndë se janë përdorur njerëz të krimit për të intimiduar dëshmitarët sesa vepra në vetvete. “, tha gazetarja Lala.

Çfarë do të ndodhë?

“Maksimumi që mund të ndodhë është se mund të shkohet te dhënia e autorizimit për kontroll banese apo marrja e celularit, gjë që në këndvështrimin tim, nuk do të ishte normale. Do të jetë pak a shumë rasti i Saimir Tahirit. Rama po përdor një makinacion për të thënë se unë e dhashë autorizimin”, u shpreh gazetarja.

© Panorama.al

Te lidhura