Deputeti demokrat Klevis Balliu ka drejtuar akuza të forta ndaj deputetit socialist Ceno Klosi, i cili ka pasur me herët postin e Drejtorit të Tatimeve.
Gjatë mbledhjes së Komisionit për Burimet Natyrore dhe Infrastrukturën, Klevis Balliu akuzoi Ceno Klosin për përfshirje në veprimtari kriminale, duke e cilësuar atë trafikant.
“Je trafikant. Je hajdut dhe kriminel, ke kaluar tonelata me drogë në dogana. Nuk duhet të jesh këtu, por në burg,” deklaroi Balliu.
Pjesë nga debati Balliu-Klosi:
Balliu: Ti pusho. Kur ke qenë ti në doganë kanë kaluar tonelatat e kokainës. Je trafikant. Ti ke kaluara drogat në dogana, je trafikant. Mbylle mos fol fare.
Klosi: Ca lidhje kam unë me doganën
Balliu: Ti mos fol. Ti je përgjegjës për tonelatat e kokainës që kalojnë këtu. Kjo ministri është përgjegjëse për vjedhjet që I bën popullit më të varfër të Europës. 10 mln euro i ka marrë ajo. E ke më të lehtë të gjesh troplinët se sa me gjet Ballukun sot. Ku është Balluku.
© Panorama.al










