“Mos u dorëzoni!”- Turisti nga Zvicra i bashkohet protestës për dorëheqjen e kryeministrit Rama: Bota është me ju, do fitoni!

Jun 19, 2026 | 20:46

Një turist nga Zvicra ka marrë pjesë në protestën e 20 -të për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama në Tiranë, duke shprehur mbështetjen e tij për qytetarët që prej ditësh vijojnë tubimet.

Në një mesazh të shkurtër drejtuar protestuesve, ai u bëri thirrje të mos tërhiqen dhe të vijojnë qëndresën e tyre.

“Erdha t’ju them, mos u dorëzoni. Do të fitoni. Bota është me ju, unë jam me ju”, u shpreh ai para qytetarëve.

Në fund të fjalës së tij, ai iu bashkua edhe thirrjeve të protestuesve, duke përsëritur sloganet e tubimit: “Rama në burg, Berisha në burg”.

© Panorama.al

Te lidhura