“Kjo është revolta e rinisë që ka vrarë frikën”- Gazetari Osman Stafa: 20 ditë protestë për shëndetësinë, arsimin, pensionet dhe rrogat e ulëta! Me paratë e kopshtit ‘Eden’, ishin blerë pajisjet për Onkologjikun

Jun 19, 2026 | 21:17

Gazetari i News24, Osman Stafa, ka marrë fjalën në protestën në Tiranë, duke folur për problematikat që, sipas tij, kanë nxjerrë qytetarët në shesh prej 20 ditësh.

Ai  tha se protesta lidhet me shqetësime e qytetarëve për shëndetësinë, arsimin, pensionet dhe pagat e ulëta, ndërsa kritikoi ata që e kanë cilësuar tubimin si pa një kauzë të qartë.

“Kemi 20 ditë protestë për shëndetësinë, për arsimin, për pensionet, për rrogat e ulëta. Ata ende thonë se kjo protestë nuk ka ide, sepse janë mësuar që në 36 vite protestat të thirren nga partitë, jo nga qytetarët”, u shpreh ai, ndërsa shtoi se “kjo është protesta e rinisë që bëhet kundër frikës. Kjo gjeneratë e ka vrarë frikën, nuk do të largohet nga Shqipëria”.

Gazetari i News24 Osman Stafa: Kemi 20 ditë protestë për shëndetësinë, për arsimin, për pensionet, për rrogat e ulëta. Ata ende thonë se kjo protestë nuk ka ide sepse janë mësuar që në 36 vite protestat të thirren nga partitë jo nga qytetarët.

Ata të shiturit thonë ka mbaruar protesta por shiheni sot. Është protesta e rinisë që bëhet kundër frikës. Kjo gjeneratë e ka vrarë frikën, nuk do të largohet na Shqipëria.

Sot që flasim nuk ka ilaçe në Onkologjik. Në këtë shesh mos ejani për askënd tjetër veç vetes suaj, kjo është mundësia jonë e fundit të jetojmë në Shqipëri e të mos largohemi sepse nuk ka vende pune dhe ja japin mundësinë të jemi pa punë ose të jemi patronazhistë. Me paratë e kopshtit ‘Eden’, ishin blerë pajisjet për Onkologjikun, ilace, 40 ambulanca dhe pajisje të tjeta.

© Panorama.al

Te lidhura