Dick Marty, anetari i Keshillit te Europes dhe politikan zviceran terhiqet nga politika kete te enjte.
Lajmi publikohet nga mediat zvicerane, sipas te cilave Marty ka vendosur të tërhiqet, jo vetëm nga delegacioni zviceran i Këshillit të Evropës, por edhe nga politika zvicerane për t’u kthyer në Tessin të Zvicrës, pas 13 vitesh në Strasburg.
Vendimi vjen në prag të nisjes së hetimeve për akuzat e trafikimit të organeve në Kosovë, per te cilat Marty hartoi nje raport shume te debatuar, ne te cilin implikonte dhe akuzonte edhe kreun e qeverise se Kosoves, Hashim Thaci si te implikuar.
Lidhur me akuzat, Marty i ka thënë gazetës së njohur zvicerane “Neue Zuercher Zeitung” se pret që të zbardhet edhe ky rast.
© Panorama.al











